Secondary Adv

Nje tjeter HEC po ndertohet mbi lumin Valbone nga kompania T-plan

Në Lumin Valbonë, një tjetër HEC po ndërtohet nga kompania T-Plan, me fuqi prodhuese 2.3 mega, që pretendon se punon në gjurmët e një hidrocentrali ekzistues.

 

Kontrata është lidhur në 29 janar 2009, por sot punimet e këtij hidrocentrali ende nuk kanë përfunduar, edhe pse në nenin 10, të kësaj kontrate, thuhej se koncesionari merrte përsipër vënien në punë të hidrocentralit brenda 5 muajve nga lidhja e kontratës. Aty është ndërtuar vetëm një kanal i gjatë prej betoni, që do të varrosë përgjithmonë shtratin e lumit. “Më e bukura është se thonë se unë do të ndërpres lumin. Ndërpritet vetëm 40 metra, një pjesë e vogël e ujit dhe kthehet përsëri në lumë”, shprehej pak kohë më parë Flamur Buçpapaj, administratori i HEC-it T-Plan.

 

Por pamjet e filmuara nga lart, shfaqin kanalin prej betoni, jo 40 metra, por disa qindra metra që do të përpijë ujin e lumit Valbonë. Ndërkohë, kompania tjetër që po ndërton HEC-et në Valbonë, nuk është aq e panjohur në Tiranë. Gener 2 gëzon monopolin e ndërtimit të fibrave optike në rrugët kombëtare, ka fituar sëfundmi koncesioni për rrugën Thumanë-Kashar me vlerë 225 milionë euro, ka ndërtuar disa kulla në kryeqytet përfshirë edhe këto të fundit që po ngrihen tek Diga e Liqenit Artificial. Duke u rikthyer tek problemi i dokumentacionit të Valbonës, përveç firmave të manipuluara, punimet pa leje dhe masakra mjedisore, Dragobia ndjen edhe tronditjet e eksplozivit. Me një terren të vështirë për të futur tubat në mal, kompania koncesionare ka përdorur lëndë shpërthyese./Shqip 


Më të lexuarat