Secondary Adv

Siguria e tregtimit te barnave: Ministria e Shendetesise Task-Force per kontrolle ne cdo farmaci

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka urdhëruar ngritjen e një Task-Force për kontrollin e banave. 

 

Grupi i përbashkët i kontrollit i përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, ku përfshihen për herë të parë edhe inspektorë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë do të ushtrojnë kontrolle në çdo farmaci. Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik në të gjithë vendin.

 

Kontrollet do të fokusohen kryesisht te plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut, etj. Deri më tani, janë kontrolluar rreth 21 farmaci, ku janë konstatuar në shkelje 12 prej tyre të cilat janë gjobitur me 1.500.000 lekë për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave, për tregtim të barnave pa pullën e sigurisë dhe tregtim të barnave pa recetën e mjekut./Scan 


Më të lexuarat