Secondary Adv

Eurobond prej 500 mln USD - Miratohet me procedure te pershpejtuar ne Kuvend

Gjatë seancës plenare, parlamenti votoi me procedurë të përshpejtuar një ligj i cili lejon Ministrinë e Financave të marrë 500 milionë euro borxh. 

 

Gjatë seancës plenare, parlamenti votoi me procedurë të përshpejtuar një ligj i cili lejon Ministrinë e Financave të marrë 500 milionë euro borxh, duke emetuar një tjetër eurobond në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të riblejë një pjesë të eurobondit të mëparshëm prej 450 milionë eurosh të emetuar në 2015 dhe që maturohet në 2020. Në këtë mënyrë, një pjesë e borxhit të ri do të përdoret për të rinovuar eurobondin e mëparshëm. Paralelisht me seancën plenare, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave u mblodh me urgjencë. Tashmë, qeveria është në pritje të ofertave dhe shpreson të përfitojë interesa më të ulëta, krahasuar me eurobondin e mëparshëm, edhe për shkak të kushteve të favorshme në tregjet ndërkombëtare. Kjo është hera e tretë që Shqipëria emeton eurobond, për të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare të kapitalit./Scan 


Më të lexuarat