Secondary Adv

Korce-Erseke me tre korsi kalimi - Rama: Punimet perfundojne vitin e ardhshem

Kryeministri ka publikuar pamje nga pjesa e ndërtuar e rrugës Korçë-Ersekë, duke garantuar se është zgjidhur përmes zgjerimit me 3 korsi kalimi i vështirë në dimër.

 

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga 17.6 km e para të përfunduara të rrugës Korçë-Ersekë, me standarde europiane dhe e plotësuar në pjesën urbane të saj me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor e trotuaret, si edhe duke zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi kalimin në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Kryeministri premton se vitin e ardhshëm do të fillojë dhe ndërtimi i pjesës tjetër për të çuar deri në fund këtë projekt të rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e tërë zonës. /Shqip  


Më të lexuarat