Secondary Adv

Rikualifikimi urban i Pukes: Investimet 5 milione euro qe transformuan qytetin

Investimet e kryera për rikualifikimin urban i kanë dhënë një tjetër pamje Pukës. 

 

Ministri I Europës për Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka shpërndarë pamjet e transformimit të qytetit, ku sipas tij shëtitoret e fasadat e ndërtuara e kanë shkëputur qytetin verior nga zymtësia që e karakterizonte. Investimet me vlerë 5 milionë euro janë shtrirë në disa drejtime, si në: infrastrukturë, shkolla, ujësjellës e në bujqësi. Më konkretisht, ndërhyrjet e kryera përfshijnë sistemimin e liqenit, ndërtimin e pedonales, rigjenerimin e fasadave qendrore të qytetit. Ndërkohë, është rikonstruktuar po ashtu shkolla e mesme ‘Sabah Sinani’, si dhe është ndërtuar njëkohësisht edhe palestra sportive. Ndërtimi I banesave sociale, një investim prej 670 milionë lekësh është po ashtu një tjetër projekt i zbatuar në këtë qytet, krahas investimeve në ujësjellës. Sipas Bushatit, Puka përbën një destinacion të veçantë turistik falë investimeve të kryera e mozaikut mjedisor që ofron./Scan   


Më të lexuarat