Secondary Adv

Eurostat tregon rritje te cmimeve me 1.9 perqind, kryesojne ushqimet

Ndryshimi mujor i çmimeve sipas Eurostat shënoi 1.9 % në muajin shtator, një vlerë më të ulët se matjet e INSTAT, që treguan rritje të çmimeve me 2,2 %.

 

IHÇK-ja në muajin shtator u nxit nga rritja e çmimeve prej 5,4 %, në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Transporti” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 1,6 %,“Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %,“Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Shërbimi arsimor” me 0,8 %, “Komunikimi” me 0,7 %, etj. Në muajin shtator 2018, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 2,0 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Transport” me 0,1 %. 

 

Ndërsa, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele kafene dhe restorante” dhe “ Mobilje dhe pajisje shtëpie” çmimet u ulën me 0,1 % secili. Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995. Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës. Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin. Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).

 

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm. Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%). Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës). IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”./Monitor 


Më të lexuarat