Secondary Adv

Nisin punimet per seksionin detar te TAP - Rama:Transformon ekonomine

Në Seman, nisin sot punimet për ndërtimin e seksionit detar të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), me gjatësi 105 km. 

 

Ky seksion do të lidhë segmentin shqiptar të TAP me atë italian. Kjo fazë do të inaugurohet me një ceremoni me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, si edhe drejtues të TAP. Tubat do të shtrihen në shtratin e Adriatikut, ku pika më e thellë e tubacionit do të jetë më shumë se 810 metra nën sipërfaqen e detit. Afërsisht 10 anije do të merren me ndërtimin e seksionit detar; dy anije do përdoren për shtrimin e tubacionit dhe anije të veçanta për drenazhimin, furnizim me tuba dhe punime të tjera. Për shtrirjen e tubave në ujëra të thella do të përdoret një anije shtrimi gjysmë e zhytur në ujë. Do të përdoren rreth 9 mijë tuba, me peshë të përafërt 100 mijë ton. Për ndërtimin dhe mbrojtjen e tubacionit, TAP po përdor standardet më të larta të industrisë.Teksa ka folur në nisje të punimeve për seksionin detar të TAP që do të sigurojë lidhjen e gazsjellësit të Shqipërisë me Italinë, shefi i qeverisë theksoi se kjo industri do të  krijojë mundësi punësimi për qytetarët e Shqipërisë. Gjithashtu Rama u ndal edhe tek fakti tjetër duke rikujtuar se Shqipëria nuk është një vend problematik për bizneset e huaja, por projekti TAP ka treguar të kundërtën e disa pretendimeve, të cilat sipas Ramës, nuk kanë objektivitet kur shkruajnë për mundësitë dhe kushtet që ofron Shqipëria./Shqip  


Më të lexuarat