Secondary Adv

Milot-Balldren, 161.5 mln euro: Shpallet kompania fituese per aksin 18 km

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kompaninë fituese për ndërtimin e autostradës Milot-Balldren, si pjesë e paketës ‘1 miliard’.

 

Kontrata e Partneritetit Publik-Privat do të ketë një vlerë prej 161.5 milion euro, ndërsa parashikon ndërtimin dhe mirëmbajtjen për një periudhë 13-vjeçare. Referuar formularit të fituesit, kompania që do të kryejë punimet është “A.N.K SHPK”, e cila përfitoi edhe një bonus prej 8.5 % të pikëve nga Këshilli i Ministrave për shkak të rezultatit teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar për këtë aks rrugor. Kjo nuk është kontrata e vetme që kjo kompani ka fituar përgjatë 2 viteve të fundit. Sipas të dhënave nga Open Data Albania ajo ka nënshkruar 5 kontrata publike, si e vetme dhe në bashkëpunim me kompani të tjera, ndërsa vlera totale e tyre përllogaritet në rreth 7 milion euro. Segmenti Milot-Balldre do të ketë një gjatësi prej 18 km dhe shtrihet përgjatë aksit të rrugës që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit te Lezhës deri ne Balldre ku me pas lidhet me rrugën ekzistuese ne drejtim te Shkodrës. Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i dy urave te mëdha mbi lumin Mat dhe Drin, një tuneli si dhe disa vepra të vogla arti. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, mendohet që kjo rrugë të jetë strategjike për vitet e ardhshme të zhvillimit të zonës së bregdetit, ndërsa lehtëson komunikimin me Malin e Zi./Scan


Më të lexuarat