Secondary Adv

Ne 2019 nis ndertimi i pikes kufitare Zogaj-Skje: Lehtesi ne qarkullim dhe turizem

Vitin e ardhshëm pritet të nisë ndërtimi i pikës kufitare Zogaj mes Shqipërisë dhe Skje të Malit të Zi.

 

Kjo kërkesë e shqiptarëve nga ana tjetër e kufirit, pas marrëveshjes së nënshkrua, mori votat pro në komisionin e sigurisë kombëtare dhe pritet që të kaloj për votim në parlament. Ndërtimi i kësaj pike të kalimit kufitar pritet të lehtësoj qarkullimin ndërkombëtar rrugor, mallrave dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës. Ky investim do të mbulohet nga buxheti i policisë së shtetit në Shqipëri po ashtu edhe nga ajo e Malit të Zi. Marrëveshja për hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj–Skje është nënshkruar që në korrik të këtij viti, veç lehtësimit të kalimit kjo pritet ti jap zhvillim edhe turizmit në zonën e liqenit të Shkodrës./Scan


Më të lexuarat