Secondary Adv

Mbyllja e basteve, cfare ndodh me 7 mije te papune - Ahmetaj: Programe punesimi

Mbyllja e basteve sportive dhe e lojërave të fatit që po diskutohet në Kuvend pritet të ketë si impakt mbetjen pa punë të rreth 7200-7400 personave. 

 

Shifra u bë publike nga vetë ministri I Financave Arben Ahmetaj gjatë diskutimit të nismës në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. por çfarë do të ndodhë me këta punonjës? Ministri i Financave tha se ata mund të bëhen pjesë e programeve të qeverisë për punësimin.“Janë bërë trajnime profesionale e teknike për 10 mijë të papunë këtë vit. Vitin tjetër financojmë dyfishin, deri në 20 mijë. Që do të thotë se do të ketë mundësi edhe për pjesën që do të dalë pa punë nga mbyllja e basteve, kazinove, sallave të bingove apo basteve online. Mbyllja e basteve sportive dhe e lojërave të fatit që po diskutohet në Kuvend pritet të ketë si impakt mbetjen pa punë të rreth 7200-7400 personave. Shifra u bë publike nga vetë ministri I Financave Arben Ahmetaj gjatë diskutimit të nismës në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. por çfarë do të ndodhë me këta punonjës? Ministri i Financave tha se ata mund të bëhen pjesë e programeve të qeverisë për punësimin. “Janë bërë trajnime profesionale e teknike për 10 mijë të papunë këtë vit. Vitin tjetër financojmë dyfishin, deri në 20 mijë. Që do të thotë se do të ketë mundësi edhe për pjesën që do të dalë pa punë nga mbyllja e basteve, kazinove, sallave të bingove apo basteve online. Ka shumë programe,qoftë punësimi e qoftë sociale. Por jam i bindur se do të mund të gjejnë punë në zgjerimin ekonomik që po ndodh në shumë sektorë në Shqipëri. Edhe duke qenë se kanë aftësi me operacione kompiuterike që tregu ka nevojë, me pak axhustim të aftësive, nëpërmjet trajnime apo kualifikimeve që referova, patjetër që bëhen të punësueshëm në sektorë të tjerë” tha Ahmetaj.


Më të lexuarat