Secondary Adv

Aeroporti i Kukesit - Rama: Fluturimet nderkombetare nisin nentorin e 2019

Kryeministri Rama njoftoi banorët e Kukësit për disa projekte në këtë zonë, ndër to hapja e aeroportit për fluturime ndërkombëtare që do të nisin nëntorin e 2019.

 

Rama sqaroi se janë bërë hapa konkretë për procedurën për aeroportin e Kukësit dhe rikonstruksioni që do të kushtojë rreth 6.8 milionë euro, me shumë gjasa do nisë në janar të vitit të ardhshëm. “Deri në javën e dytë të dhjetorit do të mbyllet procedura dhe më pas një nevojitet një periudhë e shkurtër për përcaktimin e kontratës dhe ambicia është që brenda muajit janar të vitit që vjen, maksimumi në shkurt do të nisë punë për kantierin e ri të Aeroportit në Kukës. Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë për çeljen e aeroportit që kemi, por bëhet fjalë për një aeroport të ri. Aeroporti do ketë rol të madh në zonë, sa i përket edhe punësimit”, njoftoi kreu i ezkekutivit. Por Rama nuk u mjaftua vetëm me premtimin e dhënë pas mbledhjes së qeverisë, por në Facebook ka publikuar edhe një fotot të projektit, duke treguar se si do të duket aeroporti i ri i Kukësit. “Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu”, shkruan Rama duke theksuar se projekti s’do të mbetet në letër./Shqip


Më të lexuarat