Secondary Adv

Furnizimi me uje te pijshem: Perfundon shtrirja e rrjetit te ri ujesjelles ne dy lagje te Tiranes

Share on Google+

Dy lagje të tjera në Tiranë do të kenë tashmë një shërbim më cilësor të furnizimit me ujë. 

  

Bashkia e Tiranës nëpërmjet UKT-së ka bërë të mundur realizimin e dy investimeve të rëndësishme të shtrimit të rrjetit të ri të ujësjellësit përgjatë rrugës “Bardhyl” dhe rrugën “Besim Imami”. Pas verifikimeve në terren dhe problematikës së vazhdueshme që jepte rrjetit i vjetër përgjatë rrugës “Bardhyl”, grupet e punës të UKT bënë zëvendësimin e tij me një rrjet të ri, çka do të sjellë një furnizim më të mirë me ujë duke mundësuar në të njëjtën kohë edhe një shërbim më të mirë ndaj banorëve të zonës përreth. Gjithashtu UKT ka mundësuar edhe një tjetër investim të rëndësishëm nga i cili përfitojnë të gjithë banorët që jetojnë përgjatë rrugës “Besim Imami”. Edhe në këtë lagje, është bërë zëvendësimi i rrjetit të vjetër të ujësjellësit, duke sjellë më shumë ujë në shtëpitë e qytetarëve./Shqip


Më të lexuarat