Secondary Adv

Bypassi i Fierit me vlere 37 mln euro- MIE: Nga sot nis puna, gati per sezonin turistik

Share on Google+

Kryeministri Rama ndau me 24 tetor lajmin e aprovimit nga BERZH për lidhjen e kontratës, që do t’i hapë rrugë rinisjes së punimeve në Bypass-et e Fierit dhe Vlorës.

 

“Më në fund me djalë”, shkruante Rama, teksa premtoi se puna do të nisë shumë shpejt dhe në qershor, sezoni turistik do e gjejë këtë nyje kryesore të lëvizjes për në jug të vendit të hapur. Rreth dy javë pas aprovimit të fondit për këto dy akse nevralgjike në infrastrukturëen rrugore të vendit, Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH kanë përzgjedhur kompaninë “CGC, Combined Group Contracting” për nisjen e punimeve në Bypass-in e Fierit.  

 

 

“Pas përmbylljes së procedurave konkurruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e dhe dorëzimit të garancisë financiare, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka firmosur kontratën me kompaninë fituese “CGC, Combined Group Contracting”. Kontrata ka vlerën e financimit 37,944,221 Euro për përfundimin e kësaj vepre”, njofton MIE.

Puna në terren sipas ministrisë do të nisë që sot, teksa fillimisht do të ringrihet kantieri, “me objektivin për të bërë të kalueshëm bypass-in e Fierit në sezonin e ardhshëm turistik”. Gjithashtu njoftohet se “në ditët e ardhshme do të kryhet dhe firmosja e kontratës me kompaninë fituese të Bypass-it të Vlorës për të mundësuar edhe aty fillimin e punës”./Shqip


Më të lexuarat