Secondary Adv

Rruga prane Terminalit te Doganes do ti nenshtrohet rikonstruksionit - Detajet e investimit

Share on Google+

Rruga industriale pranë Terminalit të Doganës së Tiranës do t’i nënshtrohet së shpejti rikonstruksionit. 

 

Bashkia e Vorës ka hapur procedurat e tenderimit për këtë projekt, fondi limit i të cilit kap vlerën e 29.4 milionë lekë. 10 milionë lekë me tvsh për vitin 2018 dhe diferenca në varësi të ofertës për vitin e ardhshëm, specifikohet më tej në dokumentat e publikuara në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. Operatorët ekonomikë do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më datë 6 dhjetor 2018. Ndërkohë sa i takon kohëzgjatjes së kontratës është parashikuar një periudhë kohore prej 150 ditë nga nënshkrimi i saj. Aktualisht po punohet për ndërtimin e Unazës së Madhe, e cila përfshin segmentin rrugor ‘Mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja’, ku loti i parë përfshin ndërhyrjen e nyjës tek sheshi Shqiponja dhe ndërtimin e rrugëve dytësore në këtë zonë./Scan


Më të lexuarat