Secondary Adv

Banoret e Unazes se Re ne proteste kunder shembjes se banesave: Policia shoqeron 10 persona

Share on Google+

Pas protestës prej 4-ditore tanimë të banorëve të “Unazës së Re”, policia shoqëroi sot 10 banorë në komisariatin nr.6. 

 

Banorët e kësaj zone po protestojnë prej ditësh për shkak se banesat e tyre rrezikohen të shemben si pjesë e projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas një deklarate për shtyp të bërë dy ditë më parë nga ARRSH dhe Aluizni por dhe me pjesëmarrje të Bashkisë së Tiranës, janë rreth 317 banesa të cilat do të shëmben për të realizuar projektin e Unazës së Madhe. Vetëm një pjesë e vogël e tyre do të mund të dëmshpërblehen nga qeveria, ndërsa pjesa tjetër që është ende në proçes legalizimi apo nuk figurojnë të regjistruara, do të skualifikohen. Tashmë banorët e kësaj zone kanë vendosur të protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre. 

 

Ditën e sotme gjatë protestës janë shoqëruar disa persona në komisariat. Mes të shoqëruarve është dhe një grua shtatzënë e cila doli nga komisariati. Ajo u shpreh për FaxNews se u lirua për shkak të gjendjes së saj, ndërsa 9 të tjerët do të ndiqeshin penalisht. Në ambientet e policisë, sipas saj u është bërë e ditur se kanë shkelur ligjin me tubimet e tyre dhe se do të procedohen penalisht. Ndërkohë përveç gruash shtatzënë nga komisariati ka dalë edhe një tjetër banor i cili bëri të ditur se nuk ka tërheqje nga banorët pavarësisht se çfarë bën policia pasi nuk kanë ku të shkojnë nëse nuk shpërblehen. Madje ai kërkoi edhe solidaritetin e qytetarëve të tjerë.


Më të lexuarat