Secondary Adv

26 leje nga KKT: Mes tyre HEC-e, komplekse turistike dhe fabrike kromi

Share on Google+

Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e fundit ka miratuar plotë 26 vendime. 

 

Ajo që bie në sy është dhënie e lejeve të ndërtimit për 11 HEC-eve, ndërsa për gjashtë HEC-e të tjerë është dhënë leje për ndërtimin e burimit të ri gjenerues të energjisë. Gjithashtu është miratuar vendimin edhe për shtyrjen e afatit të ndërtimit për tre hidrocentrale, “Stavec” në Dibër, “Shëngjun” në bashkinë Klos, si dhe “Spathara” në bashkinë e Librazhdit. KKT ka dhënë leje edhe për ndërtimin e dy komplekseve turistike “Hamallaj” dhe “Lalzi Marina Seaside” me vendndodhje në Hamallaj, bashkinë e Durrësit. Ndërsa në Bulqizë do të ndërtohet një fabrikë pasurimi kromi. 

 

Vendimet e marra në mbledhjen e 6 nëntorit: 

Për miratimin e Lejes së Zhvillimit për objektin: “ Tirana Residential & Business Park për një zonë të re me përdorim miks në Tirana Business Park, Rruga e Rinasit, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues “Tirana Business Park” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i MK-Hotel Tirana”, me vendndodhje brenda kompleksit Tirana Business Park, Bashkia Vorë, me subjekt zhvillues “Tirana Business Park” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i kolektorit kryesor dhe ITUP në zonën turistike Gjiri i Lalëzit, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë anësore e zyrave të ZVRPP Librazhd, Bashkia Librazhd”, me subjekt zhvillues Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme (ZVRPP) Librazhd.

Leje Ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për objektin: “Rikonstruksion i plotë për adoptim zyra, ish reparti marangoz e hidraulik, Aparati Qëndror i SHISH-it, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Shërbimi Informativ i Shtetit. 

 

Leje Ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për objektin: “Rikonstruksion i Shkollës Hoteleri-Turizëm”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Ministria e Financave dhe Ekonomisë.  

Leje Ndërtimi për objektin: “Fabrikë Pasurimi Kromi, me vendndodhje në Krastë-Theken, Bashkia Bulqizë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Koxherri” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Dukona”, në përroin e Dukonës, Bashkia Berat, Qarku Berat”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dukona” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “EME”, në përroin e Shëngjinit të Gurrzës, degë e lumit Fan i Vogël, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “EME Energy” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “ARSTI”, në përroin e Arstit, degë e lumit Drin, Bashkia Fushë-Arrëz, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “HEC Arsti” sh.p.k.  

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Gur i Zi”, në pjesën e sipërme të lumit Kurvajt dhe në degët e tij, Bashkia Mat, Qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aris Albania” sh.p.k.  

 

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC-eve Mesmal 1,2,3 dhe Selca 2”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Selcës dhe Velçanit, Bashkia Maliq, Qarku Korçë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Energjia Valamara” sh.p.k.  

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Shelli”, në përroin e grykës së Shellit dhe ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë,  hidrocentralit “Daznjanë”, në përroin e Daznjanës, Bashkia Mat, Qarku Dubër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aris Albania” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Dobrinjë”, në pellgun ujëmbledhës të lumit Cemi i Selcës, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ë.T.S-Energji” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Lusen 1,2,3 në përroin e Mullirit dhe Vllanijes në Bashkinë Kukës, Qarku Kukës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Eurobiznes” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentraleve “Llengë 1”, “Llengë 2” dhe “Llengë 3”, në Bashkinë Pogradec, Qarku Korçë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Energjia Ekologjike” sh.p.k. 

 

Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i hidrocentralit “Stavec”, Komuna Martanesh, Qarku Dibër”, miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 3, datë 18.01.2013, me subjekt zhvillues shoqërinë “Koka & Ergi Energy Stavec” sh.p.k.

Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i hidrocentralit “Shëngjun”, në përroin e Bejnit, Bashkia Klos”, miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 3, datë 11.10.2016, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Irarba Energji” sh.p.k.

Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: Ndërtimi i hidrocentralit “Spathara”, Bashkia Librazhd, qarku Elbasan, miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 2, datë 10.05.2013, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Luçente Konçesionare” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për rishikimin e kushteve të lejes së ndërtimit ekzistuese dhe shtesë në sipërfaqe për objektin: “Kapanon industrial “Albaco Shoes” për aktivitet prodhimi 1 dhe 2 kat”, me vendndodhje në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albaco Shoes” sh.a.   

 

Leje Zhvillimi për objektin: “Shtesë shërbimesh me funksion agroturizëm dhe hoteleri në objektin ekzistues “Taverna Melko”, 1 dhe 2 kat, me vendndodhje në fshatin Boboshticë, Bashkia Korçë”, me zhvillues Alketa Melko dhe Olsi Melko. 

Për miratimin e ndryshimit të titullit të objektit të miratuar me vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 12, datë 12.04.2017 dhe ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Step” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik Rezidencial “Hamallaj”, me vendndodhje në Hamallaj, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “S&D Invest” sh.a.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik Rezidencial “Lalzi Marina Seaside”, me vendndodhje në Hamallaj, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sviluppo Mare” sh.p.k.

Për miratimin e lejeve të zhvillimit/ ndërtimit nga autoritetet e zhvillimit të territorit, në zonat ku kategoria e propozuar e përdorimit të tokës, sipas PPV-ve të miratuara, është B (Bujqësi), me propozim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.  

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 10.11.2017 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vedore”, i ndryshuar./Scan


Më të lexuarat