Secondary Adv

Autobuset elektrike, gati bonuset e licencimit per bashkite - Ahmetaj: Kursejme 195 mije euro

Share on Google+

Bashkitë e vendit po përgatiten që të aplikojnë një politikë të re që synon zëvëndësimin e autobuzëve me naftë me autobuzë elektrikë për transportit publik. 

 

E një fazë e dytë e pritshme është ai i krijimit të kushtit ligjor që ofrimi i transportit publik të bëhet vetëm përmes autobuzëve elektrikë. Këtë e bëri të ditur ministri i Financave Arben Ahmetaj ndërsa prezantohej paketa fiskale në Komisionin e Ekonomisë. “Bashkitë do të vendosin bonuse licencimi për autobuzët elektrikë dhe pak nga pak do të kthehet në kusht ligjor. Ne po shohim si do të na funksionojë politika e miksuar fiskale me atë ambientale” tha ministri. Në ndryshimet e këtij viti, Ministria e Financave ka propozuar uljen e TVSH-së për autobuzët elektrikë./SCAN


Më të lexuarat