Secondary Adv

Mbahet konferenca e ujit - Veliaj: Dyfishojme kapacitetin e Bovilles, Unaza me linje te re

Share on Google+

Është zhvilluar në Tiranë konferenca ballkanike për ujin, ku ekspertë dhe politikëbërës nga vende të Europës ndanë përvojat e tyre për zhvillimin e sektorit. 

 

I pranishëm ishte dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili vlerësoi takimin dhe  duke listuar disa nga projektet e mëdha mes të cilave dyfishimin e kapacitetit të Bovillës dhe ndërtimin e një linje të dedikuar për furnizimin me ujë të pijshëm i zonës së Unazës së Re, Yzberishtit dhe Kasharit. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të mos e shpërdorojnë ujin dhe të tregohen të kujdesshëm. Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është shndërruar tashmë në eventin më të madh në ndarjen dhe shkëmbimin e informacionit në sektorin e ujit të Ballkanit Perëndimor. Me një audiencë prej mbi 450 pjesëmarrësish nga Rajoni i Ballkanit dhe më gjerë./Scan


Më të lexuarat