Secondary Adv

Buxheti 2019: Shoqata e Prodhuesve kerkon rishikim te taksave dhe te akcizave

Share on Google+

Taksa e truallit për bizneset në vendin tonë është rreth 60% më e lartë se taksa e truallit për individët. 

 

Në kuadrin e lehtësirave për biznesin Presidenti i Shoqatës së Prodhuesve Luan Leka ka kërkuar që të rishikohet kjo taksë. Në valën e rishikimeve nga kjo shoqatë është kërkuar dhe unifikim i kodit doganor si dhe zgjatje të hapësirës kohore nga 3 vite në 10 për mbartje e humbjeve. Ndërkohë që është kërkuar që të përcaktohen se sa janë taksat vendore që aplikohen në periudha të jashtëzakonshme, si dhe kohëzgjatja e aplikimit të tyre. Përjashtim nga akciza e naftës, taksa e qarkullimit dhe TVSh-ja ka kërkuar edhe shoqata e transportit publik, në dëgjesën e realizuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese për buxhetin 2019. Sipas kësaj shoqate rritja gjithnjë e më shumë e shpenzimeve do të çojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të biletës. Ankesa për buxhetin 2019 kanë bërë edhe investitorët e huaj sa i përket rritjes së akcizës për zhavorrin bituminoz dhe rentës minerare për kromin. Sipas tyre këto rritje janë bërë pa kryer studime për ndikimin që do të ketë kjo lëvizje si në buxhet ashtu edhe tek bizneset./Scan


Më të lexuarat