Secondary Adv

Firmoset kontrata me kompanine private - Fillon puna per Bypassin e Vlores

Share on Google+

Qeveria ka firmosur kontratën me një kompani private për nisjen e punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës. 

 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri nëpërmjet një postimi në Facebook. Kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro. “Në përfundim të procesit të procedurave konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”. Kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro. Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore”, shkruan Gjiknuri./Shqip


Më të lexuarat