Secondary Adv

Keshilli Bashkiak miraton 18 vendime: Shtyhet ndertimi i kulles ne funksion te Bashkise

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka zhvilluar mbledhjen e radhës me 22 projektvendime të rendit të ditës, ku 4 prej tyre nuk u miratuan për shkak se kërkonin 3/5 e votave.

 

Në mungesë të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, në mbledhje ka qenë i pranishëm nënkryetari, Andi Seferi dhe e vetmja pikë që pati diskutime ishte ajo që lidhej me miratimin e marrëveshjes paraprake midis Bashkisë së Tiranës dhe subjektit “Alis-ndërtim” sh.p.k, për ndërtimin e një godine disa katëshe në funksion dhe favor të bashkisë së Tiranës, i cili është rikthyer për rishqyrtim. Pikat e tjera që nuk u miratuan kishin të bënin me dhënien me qira të disa sipërfaqeve në pronë të Bashkisë Tiranë, ndërsa u miratua programi afatmesëm buxhetor, një rregullore për zënien e hapësirave publike, rregullorja e re e Këshillit Bashkiak si dhe ndryshime sa i përket transportit urban./Scan


Më të lexuarat