Secondary Adv

Shetitorja Taulantia do ti nenshtrohet rikonstruksionit- Detajet e projektit 362.8 mln leke

Sheshi “Taulantia” në qytetin bregdetar të Durrësit do t’i nënshtrohet së shpejti rikonstruksionit duke marrë kështu një pamje të re. 

 

Bashkia e Durrësit ka hapur procedurat e prokurimit publik për ndërtimin e këtij parku të madh, ku për këtë investim fondi limit i përcaktuar kap vlerën e 362.8 milionë lekëve. Projekti parashikon një sërë ndërhyrjesh, ku ndër to përfshihen krijimi i më shumë hapësirave publike për qytetarët, sheshe, hapësira të gjelbëruara e të ndriçuara. Po ashtu, është projektuar njëkohësisht edhe ndërtimi i parqeve për aktivitete sportive dhe kënde lojëra për fëmijë. Nga detajet e investimit është parashikuar edhe krijimi i një hapësire të re pranë portit, duke u bërë pjesë e shëtitores përgjatë detit. Rrugët që vijnë nga qyteti janë projektuar të ‘hyjnë’ në parqe dhe të lidhen më pas me vijën bregdetare. 

 

Ndërkohë, pjesë e projektit është edhe ndërtimi i ‘Sheshit mol’ në të cilin janë projektuar të mbillen pemë në të gjithë gjatësinë e tij, i cili rikthen lidhjet me zonën ku ndodhet Torra Veneciane dhe me portin e ri duke u zgjatur më pas në det. Ndërsa, monumenti ekzistues nuk do të preket, por dot ë qëndrojë brenda në park, ku do të do të aksesoshet direkt nga sheshi i hyrjes. Për ta bërë këtë një zonë multifunksionale, pranë këtij sheshi do të krijohen edhe hapësira për spektakle dhe evenimente të vogla. Rikualifikimi përfshin njëkohësisht edhe shembjen e murit ekzistues përgjatë shëtitores me qëllim krijimin e sa më shumë hapësirave të reja. Projekti shtrihet deri në lindje aty ku lidhet edhe me rrugën ‘Taulantia’ dhe nisur nga pozicioni strategjik i kësaj zone, është projektuar të ndërtohet edhe një parkim i madh me rreth 170 vende për automjete. Gjithashtu, do të krijohet edhe një hapësirë për lojërat që aktualisht janë zhvendosur përgjatë shëtitores, si dhe do të bëhet edhe vendosja e një sistemi të ri ndriçimi për të gjithë ambientet e sheshit./Scan


Më të lexuarat