Secondary Adv

Oferta te pakerkuara per portet - Gjiknuri: Nevojiten investime private, buxheti nuk ka mundesi

Kur qeveria ka parashikuar të ndalohen investimet përmes ofertave të pakërkuara, ministri Gjiknuri ka inkurajuar investimet private në infrastrukturën portuale. 

 

Në një kohë kur qeveria ka parashikuar që prej datës 1 korrik 2019 të ndalohen investimet përmes ofertave të pakërkuara, ministri Gjiknuri ka inkurajuar investimet private në infrastrukturën portuale, për shkak të mundësive të kufizuara që ka buxheti i shtetit në këtë drejtim. Gjiknuri risolli në vëmendje edhe projektin për ndërtimin e Portit të Karpenit, duke bërë me dije se ndonëse negociatat janë në faza të avancuara është herët për të folur për implementimin e tij. Në funksion të zhvillimit të industrisë detare, ministri tha se ka nisur anulimi i kontratave aktuale për eksplorimin e naftës në det dhe se shumë shpejt do të shpallen ankandet e reja. Deklarata e ministrit u bënë gjatë një aktiviteti për mbështetjen e industrisë detare nga qeveria norvegjeze, e cila do të mbështesë këtë sektor me 1.4 mln euro, të cilat do të shkojnë për krijimin e një kuadri politikash të transportit detar. Gjithashtu, qeveria e Norvegjisë mbështet edhe një tjetër projekt të dytë me përfitues Universitetin e Vlorës dhe atë të Durrësit, me fokus edukimin dhe programet e studimit në lidhje me transportin detar./Scan


Më të lexuarat