Secondary Adv

198 venddepozitime do te mbyllen - Klosi: Afati per bashkite deri ne 31 dhjetor

Brenda datës 31 dhjetor të këtij viti, të 61 bashkitë duhet të marrin masa për të mbyllur venddepozitimet ilegale që nuk plotësojnë kriteret, në të kundërt do të gjobiten.

 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një takim me përfaqësues të  pushtetit vendor kërkoi mbylljen e 198 vend depozitimeve ku 130 prej tyre janë afër lumenjve dhe 35 afër zonave të mbrojtura, për ti kthyer ato në parqe. Klosi i ka bërë thirrje krerëve të bashkive që bashkëpunojnë dhe të krijojnë pika grumbullimi rajonale brenda kritereve për të vijuar më pas edhe me llogaritjen e kostimit të tyre dhe vendosjen e tarifave e cila do të jetë e ndryshme në çdo bashki. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit apeloi për bashkëpunim për përgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik duke paralajmëruar nisjen e një tjetër aksioni pastrimi në datë 23 nëntor, ndërsa i kërkoi bashkive të prodhojnë ekonomi përmes agroturizmit duke shtuar se buxheti i 2019-ës krijon mundësi për të investuar në këtë sektor./Scan


Më të lexuarat