Secondary Adv

Liqeni i Farkes : Bashkia e Tiranes ka nisur punen per zgjatjen e shetitores

Nëse dëshironi të largoheni nga rutina e ditës dhe kërkoni të kaloni disa orë të qeta në ajër të pastër, Parku i Liqenit të Farkës është zgjedhja e duhur. 

 

Shumë pranë kryeqytetit, Parku i liqenit të Farkës është kthyer në një nga hapësirat më tërheqëse për të kaluar fundjavën jo vetëm për ata që duan të shijojnë natyrën, por edhe për të apasionuarit pas sporteve ujore. Falë suksesit të arritur, Bashkia e Tiranës ka nisur së fundmi punën për zgjatjen e shëtitores rreth Liqenit të Farkës. 

Në dakordësi me komunitetin, ndërmarrjet e Bashkisë po punojnë për të plotësuar infrastrukturën rekreative për parkun e dytë më të bukur të Tiranës! Gjithashtu, po vijon puna në Parkun e Liqenit të Farkës me përgatitjen e terrenit për mbjelljet e reja, hapjen e gropave, pastrimin dhe heqjen e ferrave e drizave. Liqeni i Farkës ndodhet 9.6 km nga qendra e Tiranës dhe vetëm 2.3 km nga rruga nacionale, gjë e cila e bën këtë park lehtësisht të arritshëm për vizitorët. 

 

Kjo zonë dallohet për biodiversitetin dhe peizazhin tërheqës kodrinor, si dhe për trashëgiminë natyrore. Pjesë e kësaj trashëgimie janë objekte, peizazhe, ekosisteme, habitate të veçanta, të rralla dhe unikale, relike, lloje endemike apo në rrezik për t’u zhdukur. Bashkia e Tiranës ka rritur vëmendjen e saj për zonat rurale të ish-komunave duke i shtrirë investimet në të gjithë sektorët si: infrastrukturë, gjelbërim etj./Shqip 


Më të lexuarat