Secondary Adv

Te pastrojme Shqiperine qe duam - Ministria e Turizmit: Me 23 nentor nis operacioni

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit ka njoftuar së fundmi se në datë 23 nëntor do të nisë operacioni “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.

 

Klosi ka njoftuar se në zbatim të programit politik të qeverisë “Clean&Green 20/20”, në Shqipëri do të mbillen 20 milion e 200 mijë pemë deri në vitin 2020, duke e shndërruar kështu Shqipërinë në zona të gjelbëruara, me më shumë oksigjen. Ai tha se të gjithë ata që mendonin se mjedisi duhet mbajtur pastër për një jetë më të mirë për veten e fëmijët ishin të ftuar të merrnin pjesë në projekt. Ministri tha se për herë të parë këtë vit, bashkë me qeverinë qendrore, pushtetin lokal, donatorët dhe komunitetin e biznesit është krijuar operacioni “Krijo oksigjenin tënd”, ku çdo qytetar vullnetarisht, mund të mbjellë 5 pemë për të krijuar oksigjenin e tij./Scan


Më të lexuarat