Secondary Adv

Organizata Ballkani Monitoron Financat Publike: Projektet PPP korruptive

Share on Google+

Çdo projekt investimi në infrastrukturë është një mundësi për korrupsion, por projektet me koncesion PPP krijojnë një shtrat më të favorshëm.  

 

E gjithë kjo ndodh për shkak të: mungesës së konkurrencës dhe kompleksitetit të projekteve, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë ndjekjen e përgjegjësive për shkak të sundimit të dobët të ligjit në shumicën e vendeve të Europës Juglindore. Kjo i bën këto projekte toksike, që mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë publikut, konkludoi organizata “Ballkani Monitoron Financat Publike”, në një raport të posaçëm për ndikimin në mjedisin ekonomik të Ballkanit të projekteve me Partneritet Publik-Privat. 

 

Disa vëzhgues të organizatës kanë argumentuar madje se PPP-të janë projekte të korruptuara në thelb, sepse ato praktikisht garantojnë fitime të larta për korporatat, të cilat angazhohen të ndërtojnë me fonde publike në mënyrë jodemokratike.“Ballkani Monitoron Financat Publike” ka gjetur se, investimet me PPP janë rezultat vendimmarrjeve të korruptuara, pasi është një proces që i vë fitimet e korporatave para nevojave reale të infrastrukturës publike. Ka përvoja shumë negative me PPP-të në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo ngre shqetësime se sa problematike mund të jenë këto kontrata në vende të tilla si ato të Ballkanit ku ekspertiza dhe mundësitë për t’i kontrolluar këto projekte janë shumë më të ulëta.

 

Projektet PPP, duke qenë se ofrohen dhe zbatohen nga kompanitë që i zbatojnë, janë më pak të mbikëqyrura dhe të supervizuara nga ana teknike nga qeveritë si në rastin e investimeve publike klasike. Një nga shembujt më famëkeq ka ndodhur në Skoci në 2016, ku shkollat e ndërtuara me PPP ne Edinburg kanë nisur të shemben. Për pasojë, të 17 shkollat e ndërtuara në këtë mënyrë u mbyllën për shkak se standardi i ndërtimit nuk ishte respektuar aspak nga kontraktorët e PPP-ve. Pas këtij incidenti, Dave Watson i sindikatës së shërbimit publik UNISON vuri në dukje se megjithëse probleme mund të ndodhin me çdo projekt ndërtimi, këto dështime janë një rrezik më i madh në PPP sepse:

 

Kompania e ndërtimit në PPP është edhe klienti dhe kontraktori. Ndryshe nga prokurimi konvencional, nuk ka ofrues të shërbimit publik që kryen roli mbikëqyrës i klientit gjatë ndërtimit.

Ka një nxitje që krijon ambicia për fitime për t’i mbajtur kostot minimale. Çdo kursim rrit fitimet si për kompaninë e ndërtimit. Pra, ekziston një nxitje më e fortë e kostos sesa në prokurimin konvencional.

Shumë skema PPP janë nën presion për të ulur shpenzimet në një fazë të vonë për shkak të buxhetit konsumuar.

Skemat PPP për ndërtesa të shumëfishta si shkollat ​​kanë tendencë të përdorin dizajne standarde për të mbajtur të ulëta shpenzimet. Nëse një tipar i projektimit dështon, mund të ketë implikime për disa ndërtesa, jo vetëm një. 

 

Kur PPP shkojnë keq paguan gjithmonë publiku

Realiteti ka treguar se nëse një PPP shkon keq, është publiku sektori që përfundon duke paguar kostot, thuhet në raportin e “Ballkani Monitoron Financat Publike”. Një autoritet publik përballet me një PPP kur investimi nuk ecën sipas parashikimit. Në të gjitha rastet edhe kur e ka fajin partneri privat, kostot kalojnë në publik dhe qytetarët i paguajnë ato nga taksat. P.sh., nëse lind nevoja për rishikimin e kontratës dhe shteti rrit presionin mbi kontraktuesin privat ky i fundit kërcënon me prishjen e marrëveshjes dhe lënien e projektit përgjysmë. 

 

Kjo do të kishte kosto edhe më të larta, ndaj qeveritë vijojnë të financojnë privatët duke paguar. Edhe në rastin më të mirë, nëse një autoritet publik kërkon ndryshime nga sektori privat, ai ka shumë të ngjarë të paguajë më shumë. Nëse projekti dështon plotësisht, autoriteti publik duhet të paguajë përsëri koston e marrjes së shërbimit. Kjo mund të tingëllojë dramatike, por ka ndodhur disa herë, për shembull në rastet e autostradave M1 / ​​M15 dhe M5 në Hungari, PPP në metronë e Londrës./Monitor 


Më të lexuarat