Secondary Adv

Punimet per Unazen e Madhe: Gjiknuri publikon pamjet nga aksi Farke-Shkoze

Share on Google+

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka publikuar një video që tregon ecurinë e punimeve për Unazën e Madhe të Tiranës, në segmentin lindor të saj. 

 

Ky segment kalon nga Farka drejt Shkozës. “Vazhdon puna në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti lindor që kalon nga Farka drejt Shkozës. Të vendosur për ti dhënë kryeqytetit një vepër infrastrukturore që do të lehtësojë jashtëzakonisht trafikun” shkruan Gjiknuri ndërsa publikon pamjet e punimeve që po kryhen në këtë segment. Ndërkohë, një segment tjetër që po përballet me vështirësi në avancimin e punimeve është ai që lidh sheshin “Shqiponja” me atë që njihet si zona e Astirit. Prej një muaji banorët e kësaj zone janë në protestë duke kërkuar dëmshpërblimin për banesat që shemben në masën 100 %. Nga ana tjetër, autoritetet shtetërore kanë deklaruar se në kushtet e mungesës së legalizimit, banesat do të shemben ndërsa për familjet që preken ofrohen programe sociale strehimi./Scan  

 


Më të lexuarat