Secondary Adv

Ligji per makinat e vjetra: 1 mars 2019 afati i fundit per regjistrimin e automjeteve qe kane hyre

Share on Google+

Vendimi për të ndaluar makinat e prodhuara para vitit 2009 ka ngjallur pakënaqësi në radhët e tregtarëve. 

 

Ata thonë se një vendim i tillë penalizon shumë qytetarët, të cilët nuk kanë mundësi financiare për të blerë automjete të reja. Nga ana tjetër Drejtorja e Mjedisit në Ministrinë e linjës Klodiana Marika thotë se tashmë vendimi është marrë dhe se afati i fundit për regjistrim është 1 Marsi i vitit të ardhshëm. Prej dy ditësh në pikat doganore nuk është lejuar të hyjë asnjë makinë e prodhuar para vitit 2009. Sipas ligjit të hyrë në fuqi prej së dielës, autoveturat duhet të përmbushin “normën 4” sipas emetimit të gazrave, standard ky i vendosur nga Bashkimi Europian. Report Tv kontaktoi me Drejtoreshën e Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, Klodiana Marika, e cila theksoi se afati për të regjistruar dhe targuar makinat e importuara përpara këtij vendimi kanë afat deri më 1 mars 2019.

 

Nga ana tjetër, tregtarët e kundërshtojnë këtë vendim, si të palogjikshëm. Sipas tyre, kjo ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në çmimet tregut pasi jo çdokush ka mundësinë të marrë një makinë të prodhuar pas vitit 2009-të. "Me këtë ligj që futën këta është shumë keq. Na kanë penalizuar jashtë mase. Nuk ka mundësi populli shqiptar që të blejë makinë të 2009-ës apo 2010-ës kur ata nuk po blejnë dot të 2005-ës", thotë një tregtar. Ligji në fjalë nuk gjen zbatim për makinat antike, të cilat janë të papërdorshme. Sipas të dhënave, rreth 60% e ndotjes së ajrit vjen nga gazrat e makinave. Ndërkohë që mosha mesatare e rreth 600 mijë automjeteve është nga 15 në 20 vite./Shqiptarja.com


Më të lexuarat