Secondary Adv

Regjistrohen pronat shteterore ne bregdetin e jugut: Ndalohet qiraja e tyre

Share on Google+

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi që përcakton regjistrimin dhe kalimin nën administrimin e ministrisë, të pronave të paluajtshme shtetërore në Vlorë– Sarandë.

 

Në Fletoren Zyrtare është botuar dhe ka hyrë në fuqi vendimi që përcakton regjistrimin dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin të pronave të paluajtshme shtetërore, në zonat e vijës bregdetare Vlorë– Sarandë, me qëllim përdorimin e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm në turizëm. Lista e pronave shtetërore që kalojnë në administrimin e ministrisë së Turizmit i përkasin plazheve të jugut. Në listë janë pronat në bregdetin e Dhërmiut, Jalës, Akuariumit të Jalës, Livadhit, Himarës, Potamit, Gjiri i Filikurit, Porto Palermo, Lukovë, Shën Vasil etj. Vendimi përcakton se ministrisë përgjegjëse për turizmin i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronave të paluajtshme, t’i tjetërsojë ose t’ua japë ato në përdorim të tretëve, përveç projekteve të investimit në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit./Scan


Më të lexuarat