Secondary Adv

Ligji per lojrat e fatit: Bastet sportive mbyllje masive 1 muaj perpara hyrjes ne fuqi te ligjit

Share on Google+

Kohët e fundit vihet re se subjektet që më së shumti janë vënë në lëvizje janë llotot sportive, ndërsa kazinotë vijojnë aktivitetin, për të përfituar edhe nga ditët e fundit.

 

Shoqata e Basteve Sportive bën me dije se deri më tani në të gjithë vendin janë rreth 4 mijë pika llotosh që janë mbyllur, nga 4300 që janë në total dhe më së shumti pjesa e mbetur funksionon në kryeqytet. Ndërsa nga ana tjetër këto kompani kanë filluar të nxjerrin në shitje edhe pajisjet, si kompjuterat apo televizorët, si dhe një numër i konsiderueshëm ambientesh janë nxjerrë me qira dhe nuk janë shndërruar në aktivitete të tjera nga përfaqësuesit e kompanive të basteve. Burime nga tatimet konfirmojnë mbylljen vullnetare të këtyre subjekteve si fizike ashtu edhe të NIPT-eve sekondare, ndërsa theksojnë se deri më tani nuk ka pasur asnjë aksion detyrues./Scan


Më të lexuarat