Secondary Adv

Shifrat e buxhetit 2019 - Ja cilet punonjes do marrin rritjen me te madhe te pagave

Share on Google+

Kryeministri Rama ka postuar një videoinformacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve të parashikuar në buxhetin e vitit 2019.

 

Buxheti për vitin 2019 do të financojë mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar. Rreth 1 miliardë lekë do të shkojnë për rritjen e pagave në shëndetësi ku 4650 mjekë dhe 13765 infermiere, laborantë dhe ndihmës mjekë përfitojnë rritje page mesatarisht 7%. Rritjen më të madhe të pagave do ta përfitojnë rreth 308 punonjës të përfaqësive diplomatike përfitojnë rritje page mesatarisht 20%. 1.37 miliard lekë do të shkojnë për rritjen e pagave në arsim ku 35873 mësues e staf mësimor përfitojnë rritje page 7%. Në vitin 2019 fondet për pagat e edukatorëve do të rriten me 9.1% në krahasim me vitin 2018 dhe do të punësohen 438 edukatore më shumë. Në sektorin e mbrojtjes mbi 6800 ushtarë aktiv përfitojnë 10-19% rritje page, ndërsa 3559 policë të burgjeve përfitojnë rritje page mesatarisht 7%./Shqiptarja.com  

 


Më të lexuarat