Secondary Adv

Miratohet propozimi - Hiqen tarifat roaming mes Shqiperise dhe Kosoves

Share on Google+

Shqipëria dhe Kosova do të vënë në zbatim heqjen e tarifave për shërbimin roaming mes tyre pas muajit mars të vitit 2019. 

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në drejtimin e kryetarit, Eduart Shalsi, në prani edhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe AKEP-it, në cilësinë e komisionit përgjegjës miratoi projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e deputetit Eduart Shalsi. Shalsi, si deputet nismëtar i ndryshimeve të propozuara, u shpreh se inciativa merr shtysë nga dy zhvillime: së pari, nga modeli i Bashkimit Evropian, i cili prej qershorit të vitit 2017 ka hequr tarifat roaming për qytetarët evropian për vendet e BE-së, së dyti, nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në majin e vitit 2018, që kërkonte heqjen e tarifave roaming, në kuadër të integrimit ekonomik me Republikën e Shqipërisë. “Nga pikëpamja e aplikimit të BE-së gjykohet sot, që ka qenë projekt i suksesshëm, është rritur trafiku me hyrjen në fuqi të heqjes së tarifave roaming në qershor të 2017-s dhe shumë konsumatorë evropianë po shijojnë konektivitetin me kosto të ulët dhe cilësi të lartë në vendet e BE-së”, – u shpreh Shalsi, në prezantimin për komisionit të propozimin konkret të heqjes së roaming-ut mes dy vendeve./Scan


Më të lexuarat