Secondary Adv

Studentet serish ne proteste: Nuk heqin dore deri ne plotesimin e te gjitha kerkesave

Share on Google+

Studentët tashmë kanë hyrë në ditën e tyre të tretë të protestës e cila sa vjen e merr përmasa më të mëdha për shkak edhe të pjesëmarrjes së studentëve nga rrethet. 

 

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të mbështetur edhe nga ata të infermierisë kanë vendosur që të protestojnë të veshur me bluza të bardha. Fillimisht ata janë grumbulluar pranë fakultetit dhe më pas do të marshojnë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit. E njëjta gjë po ndodh edhe me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe ata të Politeknikut. Një ditë më parë, ministria e Arsimit u tërhoq nga pika 4 e VKM 288, sipas të cilës studentët duhet të paguanin një tarifë për provimet e mbartura. Por kjo nuk i kënaqi studentët, pasi ata kërkojnë përgjysmim të tarifave të shkollimit, rritja e buxhetit për universitetet dhe kushte më të mira në konvikte. Ndërkohë është bërë thirrje në rrjetet sociale që protestës t’i bashkohen edhe studentë të fakulteteve të tjera dhe të Universiteteve në rrethe./Shqip


Më të lexuarat