Secondary Adv

Projekti per konviktet: Marreveshja vetem per 5 godina, 7.8 mln euro kosto

Share on Google+

Përmirësimi i kushteve në konvikte është një prej kërkesave të studentëve, të cilët prej datës 5 dhjetor kanë nisur protestat masive. 

 

Ndërkohë që, teksa qeveria përmbushi shfuqizimin e pagesës për provimet e mbartura, kryeministri Edi Rama u përpoq t’i japë përgjigje edhe kësaj kërkese. Përmes një video-je të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ Rama njoftoi nisjen e një programi masiv prej 18.8 milion euro, ndërsa theksonte se falë tij, në fazën e dytë të projektit do të ndërhyhej në 9 godina me një vlerë prej 11.4 milion euro. Por, të dhënat zyrtare tregojnë se për fazën e dytë bëhet fjalë për një financim prej 7.8 milion euro, ndërkohë që falë tij do të ndërhyhet vetëm në 5 godina të Qytetit Studenti. 

 

Sipas dokumenteve të zbardhur nga SCAN, buxheti i shtetit do të mbulojë pagesën e TVSH-së dhe kostot lokale të projektit me 1.3 milion euro, 4.5 milion euro nga një marrëveshje financimi me qeverinë gjermane e miratuar në vitin 2014, ndërkohë që 2 milion euro janë po grant i KFW-së, i miratuar me një marrëveshje pikërisht në datën 20 shtator 2018. Më konkretisht, projekti parashikon ndërhyhet në godinat.3, 14, 16, 17 dhe 18, duke kryer një ridemensionim të tyre, duke i ndarë në 3 kategori për 6-8 studentë, 4 studentë dhe 2 studentë. Megjithatë, ky është një numër i vogël godinash, në raport me numrin total prej 29 konviktesh që numëron Qyteti Studenti, çka do të thotë se përmirësimi i kushteve përfshin vetëm 1/6 e tyre./Scan  

 

   


Më të lexuarat