Secondary Adv

DPT njoftim per tatimpaguesit: Deri ne fund te vitit afat per dorezimin e inventarit analitik

Share on Google+

DPT përmes një njoftimi të fundit, i ka bërë thirrje tatimpaguesve për përmbushjen e afatit të dorëzimit të inventarit analitik deri në fund të vitit. 

 

Si dhe, gjithashtu, bizneset duhet të jenë në gaditshmëri për të qenë pjesë e një kontrolli nga stafi i DPT, sa i përket saktësisë së këtij inventari. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore”, njofton tatimpaguesit se duhet të depozitojnë pranë Drejtorive Tatimore Rajonale, inventarin analitik të datës 31.12.2018. 

 

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë. “Ku informacion duhet të dorëzohet pranë DRT-ve brenda datës 10.1.2019 në formë shkresore, i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë ose të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia””-njofton DPT. Gjithashtu DPT bën me dije se, nga analizat që do të kryehen nga Drejtoria e Kontrollit pranë DRT-ve, tatimpaguesi mund të bëhet objekt i kontrollit në vend, për saktësinë e këtij inventari./Monitor


Më të lexuarat