Secondary Adv

Pezullimi i punimeve per mbikalimin te sheshi Shqiponja: ARRSH do rihape garen e prokurimit

ARRSH do të hapë nga e para garën e prokurimit për ndërtimin e mbikalimit te sheshi “Shqiponja”, në rast se kompania fituese ka falsifikuar dokumentacionin.

 

Qeveria kërkon të mos humbasë kohë. Sipas planifikimeve, projekti duhet të mbarojë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ndërkohë që zgjatja e periudhës së ndërtimit do të kishte pasoja në trafikun e rënduar për shkak të punimeve. Burime nga Ministria e Infrastrukturës bëjnë me dije se, brenda javës së ardhshme pritet që të vijë përgjigjja nga Shtetet e Bashkuara, e më pas do të procedohet. I gjithë procesi i ritenderimit, nga hapja e garës deri te shpallja e fituesit, mund të zgjasë mbi një muaj. “Dunwell Haberman Albania”, në bashkëpunim me kompaninë shqiptare “Biba X”, u shpall fituese për rindërtimin e lotit të parë të “Unazës së re”, ku përfshihet edhe ndërtimi i mbikalimit te sheshi “Shqiponja”. 

 

Por më pas, në medien shqiptare dolën dokumente që implikonin kompaninë “Dunwell Haberman Albania”, degë e një kompanie mëmë në Shtetet e Bashkuara, në falsifikime të datës së regjistrimit. Tani për tani nuk janë bërë pagesa buxhetore dhe ARRSH ka vendosur ndalimin e punimeve në lotin e parë. Nëse nga përgjigjja zyrtare, që do të vijë nga Shtetet e Bashkuara, do të rezultojë se me të vërtetë kemi të bëjmë me falsifikim dokumentesh, atëherë kontrata do të anulohet dhe do të bëhet kallëzim penal në Prokurori kundrejt këtij operatori. Po ashtu, Autoriteti i Rrugëve do të arkëtojë sigurimin e ofertës, të bërë nga bashkimi i kompanive “Dunwell Haberman Albania” dhe “Biba X”, një shumë që i kalon 2 milionë eurot. Loti i parë i punimeve për rindërtimin e “Unazës së re” është edhe më i kushtueshmi i projektit. Nga rreth 40 milionë euro, gati gjysma ose 20 milionë euro do të shkojnë për ndërtimin e mbikalimit te sheshi “Shqiponja” dhe nyjet lidhëse të tij me rrugën “Dritan Hoxha” dhe “Unazën e madhe”./Shqip


Më të lexuarat