Secondary Adv

Importi i makinave te perdorura: Masa lehtesuese vetem per blerjen e makinave elektrike

Prej datës 2 dhjetor në Shqipëri ndalohet importi i makinave të prodhuara para 10 vitesh, por deri më tani nuk është miratuar asnjë masë lehtësuese. 

 

Burime pranë dikasterit të transporteve bëjnë me dije për TV SCAN se e vetmja lehtësi që po mendohet të miratohet ka të bëjë me favorizimin e blerjeve të makinave elektrike. Prej datës 2 dhjetor në Shqipëri ndalohet importi i makinave të përdorura, të prodhuara para 10 vitesh, një vendim që pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në tregun e automjeteve. Por, pavarësisht këtij vendimi që më së shumti prek xhepat e qytetarëve, të cilët tashmë do të detyrohen të blejnë automjete që kushtojnë edhe më tepër, deri më tani nuk është miratuar asnjë masë lehtësuese, sikurse ka ndodhur në shumë vende të Evropës që kanë marrë të njëjtin vendim.

 

Burime pranë dikasterit të transporteve bëjnë me dije për TV SCAN se e vetmja lehtësi që po mendohet të miratohet së shpejti ka të bëjë me favorizimin e blerjeve të automjeteve elektrike, duke parashikuar ulje të taksave, por pa dhënë detaje konkrete. Ndërkohë që për automjetet e 10 viteve të fundit deri më tani nuk është menduar asnjë masë për të lehtësuar blerjen. Për vendime të ngjashme, jo vetëm vendet e Bashkimit Evropian, por edhe në Ballkan kanë aplikuar shembuj të ndryshëm sikurse janë kreditë me interesa të ulëta apo vendosja në dispozicion e fondeve të caktuar për blerjen e makinave të reja. Sipas vendimit të qeverisë, tashmë do të lejohen të regjistrohen vetëm makinat me kilometrazh zero apo të prodhuara pas datës 2 dhjetor 2008 si dhe autobusët e rinj dha ata të prodhuara deri në 15 vjet para regjistrimit të parë në Shqipëri./Scan


Më të lexuarat