Secondary Adv

Raporti i Eurostat: 91 perqind e te punësuarve ne Shqiperi nuk trajnohen

Eurostat ka publikuar përqindjen e të punësuarve që marrin pjesë në trajnime, rezultat i dalë nga sondazhi i kryer nga Komisioni Europian për Cilësinë e Jetës. 

 

Pjesa më e madhe e të punësuarve kanë mangësi për sa i përket aftësive në vendin e punës, për këtë shumë prej tyre ndjekin programe trajnuese në mënyrë që të forcojnë aftësitë që kanë apo të fitojnë aftësi të reja për tu përshtatur më mirë me tregun e punës. Programet e trajnimit zhvillojnë aftësi të reja tek të punësuarit, por në të njëjtën kohë rrisin edhe eficiencën në punë. Shqipëria, Bosnja dhe Rumania kanë përqindjen më të ulët të të punësuarve që kanë marrë një trajnim. Nga të gjithë të anketuarit 91% thanë se nuk kanë marrë asnjë trajnim për arsye personale. Kjo ishte përqindja më e lartë ndër të gjithë vendet e kandidate të Bashkimit Europian. Mesatarja e Bashkimit e Europian për personat që deklaronin se nuk kishin marrë asnjë trajnim profesional (apo të lidhur me vendin e tyre të punës) ishte 74%. Ndër vendet anëtare të bashkimit Europian me përqindjen më të lartë të mungesës së trajnimeve profesionale ishte Greqia me po 91% të të anketuarve që ishin përgjigjur se nuk kishin marrë asnjë të tillë dhe Bullgaria po në të njëjtin nivel.

 

Vendet e Europës veriore kishin përqindjen më të ulët. Në Suedi 49% (më pak se gjysma e të anketuarve) u përgjigjen se nuk kishin marrë asnjë trajnim, pjesa tjetër kishin përftuar së pak një trajnim profesional apo të lidhur me vendin e tyre të punës. Në Danimarkë dhe në Finlandë përqindja e personave të anketuar që nuk kishin marrë asnjë trajnim profesional ishte 55. Përqindja është edhe më e lartë kur bëhet fjalë për trajnimet jo profesionale, pra që nuk lidhen me punën apo me studimet e individit. Në Shqipëri 97% e të anketuarve thanë se nuk kishin marrë ndonjëherë trajnim jo-profesional, sërish duke u renditur të parët ndër vendet kandidate, ndërkohë që përqindjen më të ulët e ka Turqia me 91%.

 

Edhe për këtë kategori përqindjen më të ulët e kanë sërish vendet nordike, të cilat i kanë dhënë përparësi trajnimeve jo vetëm profesionaleve, që kanë lidhje me vendin e punës apo më formimin intelektual të individëve, por edhe me trajnimet jo-profesionale. Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Europën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016 – mars 2017, me një kampion të zgjedhura rastësisht prej 1,000 banorësh për shtetet e vogla dhe 1300 banorësh për shtetet më të mëdha. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36,900 intervista./Monitor


Më të lexuarat