Secondary Adv

Studentet protestojne sot: Paralajmerojne bllokimin e rrugeve kryesore te Tiranes

Dita e sotme pritet të jetë me zhvillime për sa i përket protestës së studentëve. 

 

Teksa kanë paralajmëruar se të martën do të jenë më të shumtë në numër, ata duket se kanë edhe një plan konkret. Përmes rrjeteve sociale studentët thonë se do të bllokojnë të gjitha pikat kyçe të Tiranës. Kjo formë reagimi, sipas tyre, është e detyruar sepse vetëm kështu besojne se mund të arrijnë plotësimin e kërkesave të tyre. Studentët mbyllën ditën e gjashtë të protestës, dhe përveç ftesës për dialog me Kryeministrin, nuk ka asnjë lëvizje konkrete për plotësimin e kërkesave të tyre. 

 

Gjatë video-konferencës, kryeministri Rama bëri me faj rektorët e universiteteve për VKM, dhe disa herë u përpoq të nënvizonte se nuk kishte lidhje qeveria me tarifat dhe nëse duheshin plotësuar kërkesat duhej dialog pasi qeveria nuk mund të ndërhynte pasi vendimmarrja ishte e Universiteve të cilat janë autonome. Studentët nga ana e tyre u shprehën se protesta është apolitike dhe shprehen të vendosur për plotësimin e 8 kërkesave: “S’ka negociata, vetëm vendimmarrje!” “Nuk duhet të ndalemi. Sot është kërkesë nesër ultimatum. Ju lutem mos na bëni të urrejmë Shqipërinë. Do të digjet gjithë Shqipëria po u prek studenti sot këtu”, – thanë ata. Protesta dje ishte paqësore dhe u mbyll në orën 17:20, ku studentë pastruan territorin përpara ministrisë. Studentët kanë bërë thirrje t’i bashkohen dhe gjimnazistët dhe qytetarë të tjerë./Shqip 


Më të lexuarat