Secondary Adv

ARRSH rishpall garen per LOT-in e pare te Unazes se Madhe

Pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur sot procedurat e garës për LOT 1 të Unazës Madhe të Tiranes, “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja”.

 

Zgjidhja e kontratës u hap pas publikimit të megaskandalit në media, ku kompania që kishte fituar tenderin prej 18 milionë eurosh për këtë LOT të Unazës së Madhe, u zbulua se kishte falsifikuar nga fillimi deri në fund të gjitha dokumentet, përfshirë edhe firmën e sekretarit të shtetit Delaëare në SHBA për të fituar tenderin.

Banorët e Astirit janë prej 40 ditësh në protestë kundër qeverisë dhe bashkisë pasi kundërshtojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre të cilat preken nga ky projekt që tashmë është i faktuar që ka pasur shkelje.


Më të lexuarat