Secondary Adv

Hapen 4 tendera te rinj: Ja cilat jane universitetet e Tiranes qe do i nenshtrohen rikonstruksionit

Në Agjencinë e Prokurimeve Publike janë hapur këtë të premte 4 tendera për rikonstruksione në ambientet e fakulteteve të Universitetit Politeknik të Tiranës.

 

Afati për dorëzimin e ofertave mbyllet me 24 dhjetor. Tenderi i parë i shpallur është ai për ndërhyrje për Përshtatjen Infrastrukturore të Ambienteve të Fakulteti i Gjeologji Minierave. Fondi limit është 2.7 milionë lekë. Tenderi i dytë është ai për ndërhyrje për Përshtatjen Infrastrukturore të Ambienteve të Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës me një fond limit 4.6 milionë lekë ndërsa tenderi i tretë është ai për ndërhyrje për Përshtatjen Infrastrukturore të Ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës me fond limit 11.5 milion lekë. Tenderi i katërt është ai për Përshtatjen Infrastrukturore të Ambienteve të Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit me fond limit 4.1 milion lekë./Scan   

 


Më të lexuarat