Secondary Adv

Sektori i ndertimit me rritjen me te madhe te aktivitetit, por i fundit per punesim dhe paga

Statistikat afatshkurtra për tremujorin e tretë të vitit tregojnë një bum të konsiderueshëm të aktivitetit të ndërtimit.

 

Indikatorët kryesorë të aktivitetit të këtij sektori janë ata që kanë pësuar edhe rritjen më të madhe, në krahasim me të gjithë sektorët e tjerë. Kështu, të dhënat e Instat tregojnë se indeksi i shitjeve neto në volum, sa i përket ndërtimit, shënoi një rritje me 9.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Rritja është e njëjtë edhe në krahasim me tremujorin e dytë të vitit. Edhe indeksi i prodhimit është në rritje të ndjeshme, me 12% krahasuar me vitin e kaluar.

 

Por, ndërkohë që aktiviteti i këtij sektori është rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të vitit, më shumë se çdo sektor tjetër i ekonomisë së vendit, punësimi dhe pagat regjistrojnë një rritje vetëm minimale, me 2.2% dhe 3.6% respektivisht. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave e tregojnë qartë se, ndërtimi është sektori me rritjen më të ulët të të punësuarve dhe të pagave, paçka se është sektori me rritjen më të madhe të aktivitetit. Ajo që bie tjetër në sy nga të dhënat e sapo publikuara të Instat është edhe rënia e ndjeshme e shitjeve të energjisë, me 18% në tremujorin e tretë të vitit. Edhe mallrat e konsumit janë në rënie, tregojnë të dhënat./Scan


Më të lexuarat