Secondary Adv

Zgjerohet sektori bankar - Sejko: Ulet kostoja e dergesave nga emigrantet, sherbim ne zonat rurale

Së shpejti shërbimi bankar do të zgjerohet edhe në zonat rurale. 

 

Gjatë takimit të dytë të nivelit të lartë për remitancat guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se projektligji për shërbimet e pagesave do të uli kostot për dërgesat e emigrantëve.“Projektligji vlerësohet të rrisë transparencën në shërbimet e ofruara nga tregu dhe në krijimin e një kuadri të konsoliduar për mbrojtjen e konsumatorit, një përbërës ky mjaft i rëndësishëm për tregun tonë. Projektligji synon edhe zgjerimin e ofrimit të shërbimeve nga bankat në të gjithë territorin përfshirë dhe zonat rurale.”-u shpreh Sejko. Për Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dërgesat e emigrantëve në vendin tonë mbeten më të larta se investimet e huaja. “Në shqipëri si në të gjitha shtete e ballkanit perëndimorë shumat që hyjnë nga remitancat është shumë më e lartë se ajo e invetsimeve të huaja. Fenomen mjaft  I zhvilluar këot vitet e fundit është megrim I I profesionisteve në vëndet e BE e theksuar kjo ne fushate  emjkesisë apo teknol,ogjisë së informacionit.”- theksoi Majko. Por sipas ministrit Majko në krahasim me vitin 2007 paratë që emigrantët shqiptarë dërgojnë në shqipëri kanë rënë me rreth 27% tendenca në rënie sipas tiju shfaq sidomos gjatë vitit 2008./Ballkanweb


Më të lexuarat