Secondary Adv

Vettingu ne tendera - Prokurimet Publike njoftojne operatoret ekonomike te skualifikuar

Share on Google+

Agjencia e Prokurimeve Publike u kujton institucioneve kontraktore se ka ndryshuar ligji për “prokurimin publik” e këto ndryshime kanë marrë fuqi ligjore që nga 5 janari 2019. 

 

Ndryshimet përjashtojnë përjashtimin e kompanive që kanë lidhje me vepra penale.“Me ndryshimet e miratuara në nenin 45 të ligjit për prokurimin publik parashikohet ndalimi i dhënies së kontratave publike operatorëve ekonomikë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për një listë më të zgjeruar të veprave penale. Gjithashtu riformulimi i paragrafit 1 të këtij neni ka si qëllim identifikimin qartësisht të rasteve të skualifikimit të operatorëve ekonomikë si pasojë e dënimit penal të marrë prej tyre, përfaqësuesve ligjorë, aksionerëve, ortakëve apo anëtarëve të organeve administrative, drejtuese apo mbikëqyrëse të tyre për një nga veprat penale të listuara që lidhen me krimin e organizuar, terrorizmin apo edhe korrupsionin. Me ndryshimet e miratuara përjashtohet nga mundësia për të fituar kontratë publike jo vetëm operatori ekonomik që ka një vendim penal si subjekt juridik por edhe kur individët përfaqësues të subjektit kanë një dënim të tillë. Kjo do të shmangë çdo mundësi që operatorët ekonomikë që kanë një dënim penal si persona juridikë apo të përfaqësuar nga individë të dënuar penalisht të fitojnë kontrata publike” shkruhet në letrën drejtuar institucioneve./Scan


Më të lexuarat