Secondary Adv

Ngec rimbursimi i TVSH - Financat: Fatura 1.8 mld leke

Share on Google+

Kërkesat e bëra nga industria me material porositësi për rimbursimin e TVSH-së, nuk kanë marrë zgjidhje.

 

Prodhuesit e veshjeve dhe të këpucëve vijojnë ende të përballen me probleme të rënda financiare, ku duke shtuar edhe goditjen nga zhvlerësimi i monedhës së përbashkët euro, rrezikojnë shkurtim të vendeve të punës e deri në faliment. Ndërsa nga ana tjetër, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e ka cilësuar të padëmshme vlerën e rimbursimit ndaj bizneseve, në rreth 1.8 miliardë lekë. Në fund të vitit që lamë pas, fasonët kërkuan nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme për të parandaluar drejtimin që ka marrë kjo industri. Industria me material porositësi punëson mijëra individë në mbarë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kanë arsimin e duhur dhe që kanë vështirësi në tregun e punës./Scan


Më të lexuarat