Secondary Adv

AAC njoftim per daten 11 Janar: Fluturimet Itali-Shqiperi dhe anasjelltas me vonesa ose anulime

Share on Google+

Pasagjerët që udhëtojnë më 11 janar nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas mund të përballen me vonesa në disa aeroporte të Italisë.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteit i Aviacionit Civili përmes një njoftimi zyrtar, sipas të cilit pritet të ketë vonesa dhe anulime fluturime për shkak të grevës që do të zhvillojnë unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali. Ajo pritet të zgjasë 4 orë, më konkretisht nga ora 13:00 deri në 17:00. AAC u bën thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar të premten që të kontaktojnë me agjencitë ku kanë blerë biletën dhe kompaninë ajrore, për t’u njohur me situatën në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata./Scan


Më të lexuarat