Secondary Adv

Kredite me probleme: Banka e Shqiperise njofton uljen me 12.7 perqind ne nentor

Share on Google+

Raporti i kredive me probleme ra në 12.7% në fund të nëntorit 2018. 

 

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ky është niveli më i ulët i regjistruar që nga qershori i vitit 2010. Megjithatë, rënia e kredive me probleme gjatë vitit të kaluar ishte e ngadaltë. Pasi fshirjet e kredive të humbura dhanë një ndikim të rëndësishëm për tre vite me radhë, duket se ato e kanë shteruar efektin e tyre në pjesën më të madhe. Megjithatë, ky faktor mund të ketë një ndikim më domethënës për dhjetorin, kur bankat bëjnë shumicën e fshirjeve, para mbylljes së bilancit. Rrjedhimisht, mund të pritet që raporti i kredive me probleme të bjerë pak më shumë në statistikat përmbyllëse të vitit 2018.

 

Gjatë këtij viti, efektin kryesor në uljen e këtij treguesi po e japin ristrukturimet dhe rikthimet e kredive. Banka e Shqipërisë nënvizon nevojën për të rritur përpjekjet në drejtim të formave të tjera të zgjidhjes së kredive me probleme. Një faktor thelbësor, që ende nuk po jep kontributin e pritshëm në uljen e raportit të kredive me probleme, është rritja e kredisë së re. Një rritje e tepricës së kredisë do të ulte peshën specifike të kredive të këqija. Por, edhe këtë vit, huadhënia po ecën me ritme të ngadalta. Gjatë nëntorit, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rënie me rreth 20 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Scan


Më të lexuarat