Secondary Adv

Tatimet njoftim per biznesin e vogel: Sot afati i fundit per deklarimin e TVSH

DPT njofton biznesin e vogel, se sot është afati i fundit për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar të TVSH për periudhat tetor, nëntor dhjetor 2018.

 

Deklarata mujore e thjeshtuar e TVSH-së, dorëzohet elektronikisht nëpërmjet sistemit e-Filing. Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi. Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” të dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore. Gjithashtu për çdo paqartësi, ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe të premten ora 08:30-16:00./Monitor 

Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: www.tatime.gov.al. Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elektronik të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, klikoni linkun: https://bit.ly/2LckDFJ 


Më të lexuarat