Secondary Adv

Mediat Italiane na promovojne: Shqiperia nder 10 destinacionet kryesore per 2019

Ky vit mund të sjellë një dyndje të vërtetë të italianëve në vendin tonë, edhe më shumë se viti i kaluar. 

 

Pritshmëritë lindin si pasojë e futjes së vendit tonë në listën e destinacioneve kryesore për t`u vizituar gjatë vitit. Mediat italiane e përfshijnë vendin tonë si pjesë të listës me 10 destinacione, pjesë e së cilës janë edhe zona të Italisë, si Siçilia, Puglia, apo Salento. Në listë janë edhe vende si Korsika, apo Zanzibari. Shqipëria ndërkohë është pjesë e kësaj liste se bashku me Greqinë apo Kroacinë. Pikërisht me këtë të fundit krahasohet vendi ynë. “Shqipëria konsiderohet Kroacia e re. Mes vendeve për t`u mos u humbur janë kryeqyteti, Tirana, që është simboli i rilindjes së vendit, por edhe Butrinti. Duhen parë edhe Durrësi, liqenet e Lurës, Berati, Gjirokastra, Saranda si dhe bregdeti jonian”,-thuhet mes rreshtave të “ilmessaggero”.

 

Por, ndër të tjera, nënvizohet edhe fakti se infrastruktura dhe shërbimet po rriten, por me një hap të ngadaltë. Klasifikimi i Shqipërisë ndër 10 destiancionet kryesore të italianëve për 2019 vjen pas përfshirjes së vendit tonë si paketë turistike të një prej tur operatorëve më të mëdhenj në vend. Shumë media dhe shërbime të tjera të specializuara, i kanë bërë jehonë Shqipërisë si një vend për t`u vizituar. Vetëm pak kohë më parë ishte “Lonely Planet” që e këshillonte si një ndër 10 destinacionet kryesore për vitin 2019. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të dëgjojmë vitet e shkuara, kësaj radhe, mediat e huaja dhe shërbimet e specializuara, e këshillojnë Shqipërinë jo si një vend që ofron vetëm turizmin veror dhe detar, por si një vend që ka çfarë ofron përgjatë të gjithë vitit./Scan 


Më të lexuarat